Ish-padroni i Formula 1 dhe biznesmeni i suksesshëm britanik Bernie Ecclestone foli për racizmin në një intervistë me CNN, duke vlerësuar iniciativën e Lewis Hamilton. por ai nuk mundi edhe të thumbojë nismat e fundit masive.
“Kjo fushatë që Hamilton po bën për njerëzit me ngjyrë është e mrekullueshme – tha ai, ndërsa dyshon në efektivitetin. – Ai do t’i bëjë njerëzit të mendojnë, kush duhet të fokusohet më shumë në këtë fenomen. Disa mund të mendojnë të njëjtat gjëra për të bardhët. Në shumë raste zezakët janë më racistë se të bardhët ” tha Bernie Ecclestone.
Kampioni anglez është vendosur në ballë të luftimit të padrejtësive sociale dhe Liberty Media, kompania pronare e F1, është shprehur e gatshme ta mbështesë atë me ËeRaceAsOne, një iniciativë e re e lindur për të luftuar diversitetin.
“Lewis është i veçantë. Ai është shumë, shumë i talentuar si pilot dhe tani ai duket se është jashtëzakonisht i talentuar edhe si lider në vijën e parë kundër racizmit. Kjo fushatë, me krijimin e ‘Komisionit të Hamilton” detyrë që do të ndihmojë në rritjen e diversitetit në industrinë e motorsportit, që është duke bërë për njerëzit me ngjyrë është e mrekullueshme. Hamilton po bën një punë të shkëlqyer që njerëzit e pëlqejnë dhe kjo është arsyeja pse dëgjohet” tha 89 vjeçari.