FOTO/ Meta nis ditën me ‘bilbilin’ e Gjirokastrës

Presidenti Ilir Meta ka publikuar pak minuta më parë foto me këngëtarin shumë të njohur shqiptar, Petrit Lulon.

Në një postim në ‘Facebook’, Meta shprehet se i ashtuquajturi bilbil i Gjirokastrës i dhuroi emocione dhe energji pozitive.

Më tej kreu i Shtetit ka ndarë edhe disa vargje nga këngët e Petrit Lulos në postimin e tij.

Postimi i Ilir Metës:

Ne dje u çmallëm me Bilbilin e Gjirokastrës, Petrit Lulon. Ai na dhuroi emocione dhe shumë energji pozitive duke na e bërë ditën edhe më të bukur.

Ndaj dhe unë të dashur miq po ndaj me ju disa momente nga “Gjirokastra ime”, me urimin që ta nisni mbarë këtë ditë.

“Sot me zërin tim,

Mblidhen mijëra zëra,

Po the Gjirokastra,

I ke thënë të tëra!

Në rrugët e tua,

Gdhëndur-o me gurë,

Këndova që foshnjë,

Sa u bëra burrë!

Dritë të kam në zëmër,

Dritë të kam te syri,

Ti për mua nëna,

Unë për tyja biri”

? Shijoni këngën në linkun më poshtë:

?.ka.ta/Fjala.al/