Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se është i vendosur për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta sqaroi se implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara.
Postimi i plotë i Ilir Metës
I vendosur për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet, siç kam qenë përherë, në mënyrë që në Shqipëri reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe njëkohësisht të rifitojë besimin e qytetarëve.
Implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara.