Korçë/ Shtohen rastet e reja, infektohen 2 infermierë dhe 1 mjek

Tre raste të reja me koronavirus janë shënuar në qytetin e Korçës. Burimet bëjnë me dije se personat e infektuar janë pjesë e stafit mjekësor, 2 infermierë dhe një mjek

Ende nuk dihet se ku janë infektuar punonjësit e spitalit, ndërkohë tre rastet pritet të konfirmohen ditën e nesërme nga ministria e Shëndetësisë në komunikatën ditore për mediat.

Nga ana tjetër në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 77 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 87 pacientë ndodhen në spital, nga të cilët 15 janë në terapi intensive dhe dy të intubuar./Re.Gu/Fjala.al