Shënohen 2 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2 persona kanë humbur jetët nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar totalin në 51 të vdekur.

Gjatë përditësimit të situatës së koronavirusit në vend, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se këta qytetarë nuk kanë mundur që të fitojnë luftën me virusin vdekjeprurës.

Në njoftimin e Ministrisë u theksua se viktimat janë një 76-vjeçar nga Tirana, i cili pasi ishte përmirësuar pas 15 ditëve trajtim ka humbur jetën papritur.

Ndërsa viktima e dytë është një 54-vjeçar, që ndodhej  në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor.

Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha Eugena Tomini.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV