Strategjia me dy fytyra e BE-së në Ballkan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Teresa Reiter

VJENË – Ja një ide e fortë: Po sikur politikanët e BE-së të ndalonin së rrahuri shpatullat autokratëve, sa herë që këta fitojnë një palë zgjedhje dhe lëshojnë një seri premtimesh të reja boshe? Pasi Partia Progresive në pushtet e qeverisë serbe mori një fitore të jashtzakonshme në zgjedhjet parlamentare të dielën, disa udhëheqës evropianë u vunë në radhë për të bërë urimet e tyre. Pavarësisht se asnjë parti tjetër nuk pati asnjë shans. Apo që presidenti serb Aleksandar Vuçiq, udhëheqësi i partisë në pushtet, kontrollon institucionet e vendit dhe organizatat e mediave, si dhe shfrytëzoi krizën e koronavirusit për të shtypur më tej të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Ajo që është e papranueshme dhe e dënueshme në një regjim si Rusia apo Turqia, konsiderohet në një farë mënyre e pranueshme, kur ndodh në Ballkanin Perëndimor. Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka bërë në twiter urimet e veta, duke thënë se rezultati “është dëshmi e besimit të qytetarëve dhe efektivitetit tuaj”, si dhe i ka kërkuar Vuçiqit ta “shfrytëzojë këtë sukses për rrugën evropiane të Serbisë dhe për të mirën e njerëzve, edhe të të mundurve. Sa më shumë pushtet, aq më shumë përgjegjësi”. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ishte gjithashtu në mesin e atyre që bënë urime.

Për më shumë se një dekadë, përfaqësuesit e BE-së kanë ndjekur të njëjtin model. Ata predikojnë rëndësinë e vlerave të BE-së, demokracisë, sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor, edhe pse mbështesin politikanë si Vuçiqi, i cili i trajton këto vlera me një përçmim të dukshëm. Shtrëngimi i kontrollit të Vuçiqit mbi Serbinë nuk ndodhi brenda natës. Ai u ndërtua në pjesën më të madhe të një dekade, gjatë së cilës ai u përqafua, si shpresa e BE-së, për një Serbi evropiane.

Kuptohet, këto mesazhe të përziera kanë kontribuar në ngecjen e reformave dhe një erozion të besimit të qytetarëve në Serbi dhe gjetkë në rajon ndaj BE-së, ku qeveritë perëndimore kanë bërë gjithashtu një sy qorr ndaj sjelljeve jodemokratike, në emër të stabilitetit politik. E, megjithatë, udhëheqësit evropianë shohin të habitur kur shtete bëjnë pak ose aspak progres me reformat demokratike, dhe e tiketojnë rajonin një “minë me sahat”, që nuk është gati të hyjë së shpejti në BE.

Lexo edhe :  Osmani: Kosova i bashkohet qëndrimit të SHBA-së kundër veprimeve të Dodikut në Bosnje

Arsyeja prapa këtij cikli marramendës nuk është dhe aq mister. Është hipokrizia evropiane. “Nëse BE-ja vazhdon të ofrojë një pamje të zbukuruar të situatës në Serbi dhe të përdorë një gjuhë të paqartë, ajo vetëm do të kontribuojë në rënien e mëtejshme të ndjenjave pro-BE-së dhe do të shkurajojë më tej forcat vërtet demokratike dhe reformiste,” deklaroi partia opozitare e Serbisë, Platforma Qytetare, e cila i bojkotoi zgjedhjet e së dielës, në raportin e saj mbi të ardhmen e procesit të zgjerimit. Fjalët e tyre duhet të jenë një paralajmërim për liderët e Evropës. Rreziku që BE-ja ta dëmtojë besueshmërinë e saj në Ballkanin Perëndimor është shumë real.

Politikat tona dyfytyrëshe ballkanike do të kthehen për të na kafshuar. Sa herë që zgjedhim stabilitetin në vend të transformimit sistemik në Ballkanin Perëndimor, ne dëmtojmë investimet në rajon dhe sigurinë tonë – për të mos përmendur të ardhmen e miliona evropianëve në Ballkanin Perëndimor. Ata që ne i quajmë “shtete të dështuara”, janë në fakt shtete që ne i kemi lënë në baltë. Në vend që të ankohemi për mungesë progresi, apo të riciklojmë qasje të vjetra në një “strategji të re për Ballkanin”, apo të bëjmë stivë kritere të reja për anëtarësimin në BE, Bashkimi Evropian ka nevojë të rishikojë të gjithë qasjen e vet.

Udhëheqësit tanë duhet të shkojnë më tej dhe ta shndërrojnë këmbënguljen për zbatimin e standardeve dhe vlerave të BE-së, një komponente themelore të marrëdhënieve dypalëshe dhe marrëdhënieve BE-Ballkani Perëndimor, në çdo takim me homologët e tyre në rajon. Sigurisht, kjo kërkon që ata të vënë në praktikë atë që predikojnë dhe të bëhen agjentë të ndryshimit në Ballkan, në vend që të mbështesin fort një parti apo një udhëheqës. Mbështetja duhet të rezervohet për forcat prodemokratike, që luftojnë për të drejta dhe liri individuale, dhe transformojnë trajektoren e vendit të tyre.

BE-ja nuk duhet të mbështesë udhëheqës si Vuçiq, që të skalitin në gur status quo-në. Ndryshimi do të kërkojë këmbëngulje, integritet dhe mbi të gjitha, kurajë.

Teresa Reiter është drejtuese e komunikimit në Forumin Evropian Alpbach dhe një ish-këshilltare politike për çështjet e jashtme dhe evropiane, mbrojtjen, migracionin dhe bashkëpunimin për zhvillim në parlamentin austriak. / politico.eu

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV