Studimi/Shumica e fëmijëve përjetojnë simptoma të buta të virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i fëmijëve evropianë me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, sugjeron se vdekjet janë jashtëzakonisht të rralla. Vetëm katër nga 582 fëmijë kanë vdekur – dy prej të cilëve kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Simptomat te fëmijët janë përgjithësisht të buta, ndërsa disa nuk kanë fare. Sipas studimit, rreth një në dhjetë fëmijë ka pasur nevojë për kujdes intensiv.

Studiuesit, të udhëhequr nga një ekip i spitalit të fëmijëve në Londër “Great Ormond Street”, kanë analizuar gjendjen e 582 fëmijëve, të moshës tre ditë deri në 18 vjeç, në 25 vende të Evropës.

Ata të gjithë kanë qenë të prekur me Covid-19 gjatë pikut fillestar të pandemisë në muajin prill.

Çereku i tyre kanë pasur sëmundje shoqëruese. Fëmijët e studiuar kanë pasur zakonisht temperaturë (65%), infeksion të traktit të sipërm respirator (54%), pneumoni (25%) dhe simptoma gastrointestinale (22%).

Disa nga fëmijët (16%), shumica e të cilëve janë testuar për shkak të kontaktit të ngushtë me një rast të njohur, nuk kanë pasur fare simptoma./Fjala.al

Të fundit

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama!/ Pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po kjo...

Si rrallëherë, Sara Hoxha flet për familjen, “BBVA” dhe punën krah Ledionit

Sara Hoxha ka folur për shumëçka, duke nisur që nga familja e saj, karriera dhe dashuria me Ledion Liçon. Sara rrëfeu ndër të tjera...

Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë për mediat kreu i këtij...

Mega-operacioni “Ura”/ Urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-polic

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e koduar “URA” e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike...

Arrestohet teksa po fuste para në xhep kryebashkiaku italian

Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër...

Lajme të tjera

Web TV