Tahiri: Më vjen turp për detyrën që kam mbajtur, drejtësia e vonuar nuk është drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Brendshëm, Samir Tahiri flet pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi rikthimin e çështjes në ngarkim të tij nga e para. Ai deklaroi për mediat se nuk e priste një vendim të tillë.

“Mendoja se pas tre vitesh historia do merrte një drejtim cilido qoftë. Rikthimi në pikën zero, është padrejtësi. Nëse ka një njeri tjetër të tillë që zvarritet kështu gjykatave, më vjen ndot dhe turp për detyrën si ministër dhe deputet që kam mbajtur. Është e pakuptimtë për mua që të vazhdojë më”, u shpreh Tahiri.

Ish-ministri tha se nuk ka asnjë emocion politik, përveç domosdoshmërisë për ti shkuar deri në fund drejtësisë që kërkon.

“Beteja fillon nga e para, Gjykata e Lartë nuk funksionon. Më duket e qartë si drita e diellit se zvarritja është padrejtësi. Drejtësia e vonuar është padrejtësi”, deklaroi ai.

Saimir Tahiri është akuzuar si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë dhe se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal. Ish-ministri u shpall fajtor dhe u dënua në shkallën e parë, vetëm për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke u akuzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kanabizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të policisë në këtë aktivitet kriminal.Trendi i lindjeve në Shqipëri si rrallë herë krahasuar me vitet e tjera ka pësuar rritje.

Të fundit

Çfarë do të ndodhë në PD? Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia?

Nga Spartak Ngjela Saliu vijon të thotë se Partia Demokratike është dhunuar në zgjedhjet e fundit që ai i ka...

Dhëndri i Trump tregon si vendosi të investojë 1.4 miliardë $ në Shqipëri

Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, tregoi sot për herë të parë gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar 'Future Investment Initiative Europe'...

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë në...

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë,...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

Lajme të tjera

Web TV