Transporti publik/Plotësohet një nga kërkesat, do merret paga e dytë e luftës

Gjatë muajit qershor punonjësit e transportit publik do të marrin pagën e dytë të luftës.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ku sipas tij rreth 2.4 milion euro do të shkojnë për këta punonjës.

Në një intervistë për Report Tv, Drejtori i Përgjithshëm i Transportit deklaroi gjithashtu se mosrespektimi i protokollit do të shtojë rastet dhe kështu humbjet do të jenë më të mëdha.

Rreth 85% e operatorëve të transportit ndërqytetas janë rikthyer në aktivitet, por sipas tyre numri i pasagjerëve është ulur ndjeshëm.

Ndërkohë, mungesa e transportit urban në kryeqytet vazhdon të mbetet një problem shqetësues për banorët./Fjala.al/Ke.Ba