Weber: Aktpadia e Prokurorisë Speciale për Thaçin parandalon pazaret për negociatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Bodo Weber në një intervistë për Deutsche Welle është shprehur se gjykata është e pavarur por kjo aktpadi e nxituar mund të ketë ardhur si parandalim i ndonjë pazari të mundshëm për negoziatat në Shtëpinë e Bardhë.

“Vendimi i jashtëzakonshëm i prokurorëve për ta publikuar aktpadinë paraprake, para se të merrte vendim gjykata, ka të bëjë me këto veprime të presidentit”-është shprehur Weber.

Ndër të tjera ai është shprehur se një ditë Thaçi do të thirrej nga kjo gjykatë duke marrë parasysh përpjekjet që presidenti ka bërë në tre vitet e kaluara për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë –  duke privatizuar qëndrimin negociues të palës kosovare,

Deutsche Welle: Vetëm disa ditë para fillimit të negociatave në Uashington, prokurori special në Hagë lëshon aktpadi kundër Hashim Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të  UÇK-së. Përse me kaq nxitim?

Weber: Po të kemi parasysh përpjekjet e presidentit Thaçi në tre vitet e kaluara për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë –  duke privatizuar qëndrimin negociues të palës kosovare, këmbënguljen për ta futur Kosovën në një marrëveshje të rrezikshme  për ndryshim territoresh – dhe se këto ai i ka bërë për të shpëtuar nga padia e Gjykatës Speciale, atëherë ishte e qartë që Thaçi një ditë do të thirrej nga kjo gjykatë. Vendimi i jashtëzakonshëm i prokurorëve për ta publikuar aktpadinë paraprake, para se të merrte vendim gjykata, ka të bëjë me këto veprime të presidentit. Fakti që prokurorët zgjodhën këtë ditë, dëshmon për frikën e tyre për ndonjë pazar të mundshëm në negociatat që do të bëheshin të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht nëse ky shqetësim ishte i bazuar apo jo.

Deutsche Welle: Mos do të thotë kjo se Prokuroria Speciale, ndryshe nga çfarë spekulohet në rajon nuk e lë veten të ndikohet nga administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Lexo edhe :  Serbia “përgatitet” për zgjedhjet në Kosovë

Weber: Pikërisht, vitin e kaluar, në kontekstin e dorëheqjes së kryeministrit të atëhershëm Haradinaj, që të merrej në pyetje nga prokurorët e Hagës, pati shumë spekulime, madje dhe ndër qarqet qeveritare evropiane se a ndikohet gjykata e Hagës nga administrata e Trumpit, pasi Haradinaj ishte kundër mbështetjes së marrëveshjes për shkëmbimin e territoreve. Hapi i tanishëm i prokurorëve, sado i pazakontë që është, vërteton pikërisht pavarësinë e Hagës, pasi është në kundërshtim me interesat e administratës Trump. Ky vendim po kritikohet si “politik” nga elitat politike në Kosovë, por edhe nëse ky vendim është deri diku politik, ai u detyrua nga veprimet e Presidentit Thaçi dhe mbështetësit e tij brenda dhe jashtë Kosovës, dhe nuk është dëshmi se kjo Gjykatë është politike. Me gjithë pavendosmërinë e e politikës perëndimore ndaj çështjes së përpunimit të krimeve të luftës në rajon, produkt i së cilës është ngritja e Gjykatës Speciale.

Deutsche Welle: Një spekulim tjetër, që qarkullon në rajon është frika se mos pas këtij hapi të nxituar qëndron një plan për të përshpejtuar procesin e gjykimit të Thaçit dhe krerëve të tij, në mënyrë që të dalë nga Gjykata i pastruar si figurë.

Weber: Unë nuk e shoh kështu. Para së gjithash, janë aktivitetet e administratës Trump, dhe të dërguarit të tij, Grenell, që cenohen nga kjo bërje publike. Meqenëse Uashingtoni është mbështetur tek Presidenti Thaçi më shumë se BE-ja, më duket se pala amerikane në konkurrencën transatlantike për dialogun është më e dëmtuar sesa BE.  /Ra.My, fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e...

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis...

Studimi/ Prindërit kanë gjithmonë një fëmijë të preferuar!

Një studim i botuar në Psychological Bulletin i jep fund dyshimit shekullor që mundon fëmijët në të gjithë botën: a kanë babi dhe mami një fëmijë të...

Gafë e lojtarit të Barcelonës në konferencë: “Gasperini? Cili lojtar është ky?”

Alejandro Balde, talenti i ri i Barcelonës, ishte ai i cili u shfaq në konferencë për mediat përkrah trajnerit Hansi Flick, për të folur...

A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Asteroidi 2024 YR4 , i zbuluar vitin e kaluar, u klasifikua si niveli 3 në shkallën e Torinos , sistemi që mat rrezikun e...

Lajme të tjera

Web TV