76 vjetori i gjenocidit të Çamërisë/ Idrizi: Mos harroni tokën e të parëve, Rama na tradhtoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuniteti çam përkujtoi sot në varrezat e Kollogjerit në Sarandë, 76-vjetorin e gjenocidit të Çamërisë .

Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi organizoi këtë vit homazhe me më pak njerëz për shkak të pandemisë së Covid-19. Në fjalën e tij, Idrizi bëri kritika ndaj qeverisë duke thënë se sot në vend mbizotëron rrumpalla.

“Shqipëriia doli me 9 minoritete, kurse Kosova ka 6. Shqipëria del me 9 pakica kombëtare, ndërsa ne kemi shqiptarë kudo përreth Shqipërisë. Në Shqipëri ka rrumpallë mavi. Qeveria vazhdon të bëjë gabime të mëdha. Ne vazhdojmë që të kërkojmë heqjen e ligjit të luftës. Kanë qenë dy zona minoritare në Shqipëri ajo e Dropullit dhe një në Finiq. Qeveria shqiptare ka luajtur mendsh. Heqja e konceptit “Zonë minoritare” është tradhti. Ka ekzistuar koncepti i zonës minoritare që në kohën e Mbretit Zog. Kombësia jo si ndihesh, por sic je me fakte. Nëse është sesi ndihesh, i bie që edhe tifozët e Gjermanisë qenkan gjerman, të deklarojmë në census se jemi gjermanë dhe bëhemi pjesë e BE-së. Kjo është marrëzia e radhës. Lexoni konventat ndërkombëtare për pakicat dhe ata, pra pakicat duhet të jenë në kufi. Duan të bëjnë edhe Konispolin e Himarën dy gjuheshe”, tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi vlerësoi se vetëm PDIU mbron kauzën çame dhe kombëtare, duke shtuar se Edi Rama e tradhtoi kauzën e madhe, për të cilën u betua fillimisht.

“Edi Rama tha më herët se do të bëjë për kauzën çame, por e tradhtoi. Tha kështu sepse i duheshin votat e çamëve. Të bëhemi bashkë që të sjellim çështjen çame sa më afër. PDIU ka qenë dhe mbetet me ata që duan Shqipërinë dhe shqiptarinë. Ky ishte një gjenocid i pashembullt në histori, kurse ne na ktheu në muhaxhir. Shpirtin e kemi në Çamëri. Ne nuk jemi muhaxhirë në histori, por ne jemi që në kohën e Homerit, të Pirros së Epirit, të Hasan Tahsinit, jemi me Mitrush Kutelin, me Ali Demin, Teme Sejkon etj. Mos e harroni Çamërinë se është gjaku ynë. Rroftë Shqipëria e bashkuar”, përmbylli Idrizi./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Aktivizohet një vatër zjarri në Gjirokastër

Një vatër zjarri është aktivizuar rishtazi në njësinë administrative Cepo të Gjirokastrës mes fshatrave Picar dhe Humelicë. Në vendngjarje aktualisht kanë mbërritur të gjithë efektivët...

Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë nga Ukraina dhe partnerët e saj zhvilluan një bisedë dje, e cila do të vazhdojë...

Lajme të tjera

Web TV