Arrestimi i policit në Peqin/ Dyshohet se ishte rast i përsëritur, zbardhen detaje (EMRI)

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i efektivit të policisë Fatmir Dupi, në burgun e Peqinit, i cili tentoi të fuste në qeli 26.1 gramë kanabis, duke e fshehur në pantallona.

Policia dyshon se futja e lëndës narkotike në qelitë e burgut ishte një rast i përsëritur dhe pritet t’i nënshtrohet kontrolli dhe në banesën e tij nëse ka lëndë narkotike. Grupi hetimor po e merr në pyetjet për të treguar se drejt kujt ishte nisur ajo lëndë kanabisi.

Ai ishte me detyrë efektiv i regjimit të brendshëm dhe prangosja është bërë në momentin e marrjes së turnit.

Mbi Fatmir Dupin mësohet se rëndon akuza për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen në fjalë.

/En.Br./Fjala.al