Një efektiv policie në burgun e Peqinit është vënë në pranga gjatë ditës së sotme pasi akuzohet se ka tentuar të fusë drogë në ambientet e burgut.
Burime bëjnë me dije se polici i arrestuar është shtetasi Fatmir Dupi me detyrë efektiv i regjimit të brendshëm
Po të njëjta burime bëjnë me dije se Dupi ka tentuar të fusë brenda qelive një sasi prej 26.1 gramë kanabis, duke e fshehur në pantallona.
Ai është prangosur në momentin kur ka marrë turnin, ndërsa ende nuk dihet se kujt do t’ia jepte lëndën narkotike.
Grupi hetimor vijon punën për të mësuar të vërtetën se drejt kujt ishte nisur kanabisi.
/En.Br./Fjala.ala