Çamja mbush 100 vjeç, historia e rrallë e Haxhiresë që lindi në Magëlliç

Ajo është imazhi i gjysheve tona të dashura. Po flasim për zonjën Haxhire e cila është një gjyshe çame 100 vjeçe.

Fotoja e saj është publikuar në rrjetet sociale nga studiuesi Kastriot Dervishi.

“Zonja Haxhire (Xheko) Elmazi, lindur më 20.5.1920 në Margëlliç të Çamërisë, banuese në Arapaj (Durrës).

Mbase është çamja më e vjetër që jeton nga brezi që erdhi në Shqipëri pas gjenocidit të vitit 1944.

Modeli i gruas fisnike çame që do të trashëgohet nga brezat në vijim. Një shekull jetë me ëndrrën për të parë edhe njëherë të vetme vendlindjen”, shkruan Dervishi./Bl.Ba/Fjala.al