Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në autostradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.
Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi, i cili po udhëtonte i vetëm, dhe është transportuar me urgjencë te spitali i Traumës në Tiranë.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./En.Br./Fjala.al