Nxori në pritë Hekuran Billën, policia merr në mbrojtje familjen e 26-vjeçares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka marrë në mbrojtje familjen e 26-vjeçares Adjola Lakra, e cila u arrestua pas dyshimeve se ka bashkëpunuar me vrasësit për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën, mbrëmjen e 11 qershorit në Komunën e Parisit. Policia i druhet ndonjë konflikti që mund të lindë me familjarët e saj, pas arrestimit të 26-vjeçares.

Mësohet se vajzës i është ofruar edhe mundësia për të qenë bashkëpunëtore e drejtësisë, duke treguar emrat e personave të tjerë të përfshirë në ekzekutimin e Billës, të cilët nuk janë identifikuar nga policia.

E pyetur nga hetuesit, vajza ka mohuar të ketë dijeni për planin e vrasjes, por ka thënë se për shkak të miqësisë që kishte me 22-vjeçarin Sebastiano Mali, ka pranuar që kundrejt parave të tregojë lëvizjet e Hekuran Billës, por pa e ditur qëllimin.

Ajo ka treguar se me Billën është njohur nëpërmjet Instagramit, të cilin ai e hapi vetëm 2 ditë pasi doli nga burgu me emrin Daja OTR. Pasi u bënë miq në këtë rrjet social dhe shkëmbyen disa mesazhe, u takuan.

Vajza ka treguar se me Hekuranin nuk kishte një lidhje të vazhdueshme, por frekuentoheshin herë pas here, kur Hekurani vinte në kryeqytet. Edhe mbrëmjen e 11 qershorit e kishin lënë për t’u takuar në zonën e Komunës së Parisit.

Për të vërtetuar përfshirjen e Adjola Lakrës në këtë ngjarje hetuesit janë ndihmuar nga dëshmitë e mikeshave të 26-vjeçares, të cilat faktojnë njohjen e saj me Billën dhe nga dëshmia e një punonjësi të një biznesi që jep makina me qira, i cili ka thënë se ka parë 26-vjeçaren së bashku me Sebastian Malin disa ditë pas krimit, raporton BW.

Vajza ka treguar për policinë se nuk ka pasur asnjë dijeni për planin e vrasjes dhe kur mësoi se Hekuran Billa ishte vrarë kishte mbyllur çdo rrjet social dhe kishte ndërruar numrin e telefonit. Pas arrestimit të mikut të saj, Sebastiano Mali, ajo ishte zhvendosur nga Tirana në Berat, ku jetonte në banesën e një shoqeje, aty ku edhe u arrestua.

Lexo edhe :  Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, diskutohet edhe marrëveshja e huasë me BERZH

Sipas vajzës mbrëmjen e 11 qershorit, dhe më herët ka biseduar për tu takuar me Hekuran Billën. Vetëm 40 minuta para se të ndodhte krimi ajo është telefonuar nga Hekuran Billa dhe i është lënë takim në zonën e Komunës së Parisit.

Ndërkohë, mësohet se vajza është implikuar në këtë ngjarje edhe nga një dëshmitar tjetër, punonjës i servisit, aty ku edhe Sebastian Mali mori me qira makinë në servis në zonën e Laprakës.

Mbrëmjen e 11 qershorit kur Mali ka shkuar për të lënë me qira dhe për të marrë automjetin tip Smart ka qenë një nga punonjësit e këtij servisi që i ka thënë policisë se ditën kur është dorëzuar njëri mjet dhe është marrë Smarti, Sebastian Mali ishte me një vajzë për të cilën i kishte pohuar se është e dashura e tij.

Kjo vajzë sipas dëshmitarit ishte futur menjëherë në automjetin Smart, sipas dëshmisë së tij vajza ishte e trembur njësoj si Sebastian Mali./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

1950 – Ekzekutimi i Milada Horáková: simbol i rezistencës ndaj totalitarizmit

Më 27 qershor 1950, në moshën 48-vjeçare, u ekzekutua me varje Milada Horáková, një politikane dhe aktiviste çeke, e...

Tërmetet e njëpasnjëshme në vend/ Sizmiologu: Ja kur do të ishin problematikë

Mëngjesin e sotëm Shqipëria u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshëm. Sizmiologu Rrapo Ormëni në një intervistë për mediat është shprehur se janë pasgoditje të...

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Arkend Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë,...

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë,...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

Lajme të tjera

Web TV