Plagosi 21-vjeçarin pasditen e djeshme, arrestohet i riu në Delvinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

22-vjecari me inicialet E.M është arrestuar nga policia, pasi pasditen e djeshme plagosi me armë gjahu një të ri.

Në një njoftim për mediat policia bën me dije se autori i plagosjes ka rënë në pranga dhe i është sekuestruar armë e gjahut.

Njoftimi i policisë:

Delvinë

Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ditës së djeshme.

Më datë 26.06.2020, në malin e Cerasë, Delvinë si pasojë e një konlikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë gjahu 21 vjeçari L.K, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes shërbimet policore u vunë në ndjekie të autorit ku falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja në qytetin e Delvinës dhe arrestimi i shtetasit E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe sekuestrimi i armës së gjahut.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij

Ish-Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sërish lirinë nga qelia, dhe zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”....

Kur ka luftë, s’ka vend për tjetër

Nga Frrok Çupi Druaj se këto ditë ka raste kur janë harruar ca ftesa për ditëlindje, ose nuk janë vënë re lajmërim- vdekje. Në periudhën e...

Berisha në Kuvend: Pse nuk pranoni kandidatin e opozitës për Avokatin e Popullit!

Opozita ka kërkuar në Kuvend votimin e kandidaturës së propozuar, Besim Ndregjoni, për postin e Avokatit të Popullit. Sali Berisha: Problemi i avokatit të popullit...

Ekskluzive/ Blerta Zhegu: Ja jeta ime artistike në Francë

Intervistë exclusive me sopranon e njohur të skenave ndërkombëtare Intervistoi: Mentor Hoxha, Francë E lindur në Tiranë, Blerta Zhegu nisi studimet në qytetin e saj të...

Krimet zgjedhore, Dumani: Për 43 kallëzime kanë nisur hetimet!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. Sipas tij, janë regjistruar 43 procedime penale, të...

Lajme të tjera

Web TV