Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për mbrojtjen e monumenteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për mbrojtjen e monumenteve, përkujtimoreve dhe statujave.

“Pata privilegjin të nënshkruaja një Urdhër Ekzekutiv shumë të fortë për mbrojtjen e Monumenteve Amerikane, Përkujtimoreve dhe Statujave dhe për të luftuar Dhunën Kriminale të kohëve të fundit. Dënime të gjata me burg për këto veprime të paligjshme kundër Vendit tonë Madhështor!”, shkruante ai në Twitter.

Zoti Trump kishte premtuar në fillim të javës se do të merrte masa pasi policia frenoi një përpjekje të protestuesve për të rrëzuar një statujë të ish-presidentit Andrew Jackson në një park pranë Shtëpisë së Bardhë.

Sipas urdhrit, Prokurori i Përgjithshëm duhet të ndjekë penalisht në maksimum çdo person apo grup që shkatërron ose vandalizon një monument, memorial ose statujë. Ligji federal autorizon një denim deri në 10 vjet burg për “dëmtimin e qëllimshëm” të pasurive federale.

Në urdhër bëhet thirrje për ndjekjen maksimale penale për këdo që nxit dhunë dhe aktivitete të paligjshme dhe paralajmërohen agjencitë lokale të rendit që nuk mbrojnë monumentet me humbje të fondeve federale.

Në javët pas vdekjes së George Floyd-it ndërsa ishte në duart e policisë në shtetin e Minesotës që nxitën protestat për trajtimin e afrikano-amerikanëve, disa monumente të Konfederatës në Shtetet e Bashkuara janë dëmtuar ose rrëzuar nga demonstruesit.

Policia në Uashington shtyu me forcë një grup protestuesish të hënën vonë, të cilët po përpiqeshin të rrëzonin një statujë të Presidentit Andrew Jackson në një park pranë Shtëpisë së Bardhë.

Është e njëjta zonë ku në fillim të këtij muaji policia shpërndau me forcë protestuesit në një kohë të shkurtër para se Presidenti Trump të shëtiste nëpër zonë për një mundësi fotografie pranë një kishe përtej rrugës nga Sheshi Lafayette.

Lexo edhe :  BE e shqetësuar për dëbimin e qytetarëve kroatë nga Serbia

Përpjekja për të rrëzuar statujën e Jacksonit është pjesë e protestave të vazhdueshme kundër racizmit të shkaktuar nga vdekja e George Floyd, një afrikano-amerikan që vdiq ndërsa ishte në paraburgim policor në qytetin e Mineapolis muajin e kaluar. Protestat janë pjesë e një reagimi të ri kundër simboleve të perceptuara të supremacisë së bardhë, duke përfshirë statuja, monumente dhe flamurin e Konfederatës, që përfaqësonte shtetet jugore që u ndanë nga Veriu gjatë Luftës Civile 1861-65.

Shumë statuja dhe monumente janë dëmtuar ose shkatërruar nga protestuesit, ose janë hequr nga zyrtarët lokalë në përgjigje të protestave./VOA/Re.Gu

Të fundit

Merimanga kanibale (që nuk i ha të afërmit e saj)

Agelena labyrinthica është një merimangë e vogël shumë e zakonshme në Evropë, e cila jeton pranë pyjeve dhe livadheve dhe...

Javë tepër e nxehtë/ Ja dita kur do të kemi temperatura rekord

Meteorologia Lajda Porja ishte në një lidhje live këtë të hënë ku paralajmëroi një javë tepër të nxehtë, e cila do të kulmojë ditën...

“Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, Rama ironizon PD me foton e LaCivita

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politik. Në faqen e tij zyrtare në Facebook kreu i qeverisë ka postuar...

Nuk arriti në finalen e ‘BBVA’, vjen reagimi i parë i Gerta Gixharit

Moderatorja Gerta Gixhari, përfundoi aventurën e saj në “Big Brother VIP Albania”, duke arritur deri në gjysmëfinale. Edhe pse nuk shkoi në finale, ajo...

Dumani “hap letrat” në KLP: Janë shtuar kallëzimet nga qytetarët

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka publikuar arritjet e strukturës që ai drejton në raportimin vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kreu...

Lajme të tjera

Web TV