Delfinët dhurojnë spektakël në brigjet e Himarës, Vera Grabocka ndan videon e mrekullueshme

Një grup delfinësh kanë dhuruar një spektakël të vërtetë për pushuesit në brigjet e Himarës.

Ata janë filmuar nga pushuesit që shëtisnin me varkë në brigjet e Jonit.

Në pamjet që gjeni më poshtë, mund të shikoni se si delfinët kërcejnë në ujë.

Pamjet janë publikuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, e cila shprehet e mrekulluar.

“Në detin Jon për herë të parë shoh kaq shume delfinë. Mrekulli!! Shqipëri e mrekullueshme. Mesdheu, Joni. Pusho shqip, Himarë, Livadha”, shkruan Grabocka.