Timo Flloko rrëfen detaje nga dashuria “ikonike” me Vera Grabockën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Timo foli mbi jetën, karrierën dhe pasionin për poezinë. Ndër to edhe historinë e dashurisë me Vera Grabockën, regjisoren e suksesshme.

Flloko rrëfeu që nga njohja me Grabockën, kur ajo ishte studente e tij, e deri tek historia e tyre e fortë e dashurisë që vazhdon t’i mbajë të lidhur bashkë pas kaq vitesh.

Blendi Fevziu: Si u njohe me Verën?

Timo Flloko: Fati… Ishim fare të rinj, unë e njoha në shkollë. Rastësia. Kjo duhet kuptuar që nëse unë nuk do të isha emëruar në Tiranë, se mund të ndodhte që të emërohesha në Vlorë, nuk do ta kisha njohur këtë vajzë të re, apo zonjë sot. Se e njoha e bankat e shkollës, ishte studentja ime. Ishte e veçantë edhe në atë kohë.

Blendi Fevziu: E veçantë në çfarë kuptimi?

Timo Flloko: E veçantë në dinamikë, në sjellje, në energji, në natyrë, në biseda.

Blendi Fevziu: Unë i kam thënë njëherë që me energjinë që ka mund të konkurronte 3 hidrocentralet që ka Shqipëria bashkë. Realisht. Po të ishte mundësi të tre hidrocentralet e mëdhenj që kemi..

Timo Flloko: Siç thotë dhe dhëndri im, nëse nuk do të ishte shpikur motori i Ferrarit, do ishte Vera. Vera ishte dashuri që aty ngeca, sepse unë besoj që nuk kam qenë djalë jo simpatik…

Blendi Fevziu: Ngece, apo s’të lëshoi vera?

Timo Flloko: Jo, ishte e dyanshme tërheqja. Biles do të thoja që ndonjëherë më dukej më shpërfillëse Vera, sesa unë. Ngeca. Dhe sa mirë, sepse në jetë njeriu ka nevojë për një mbështetje. Vera ka qenë mbështetje siç mbështetet një trup tek një lis kur është i lodhur, ashtu jam mbështetur gjithë jetën.

Lexo edhe :  Psikiatri: Britney Spears jashtë kontrollit, ka nevojë për mjekim të fortë

Blendi Fevziu: Dy personazhe shumë të njohur, dy personazhe shumë ambiciozë, dy personazhe që janë pak a shumë në të njëjtën fushe..

Timo Flloko: Vera ka një ndryshim, Vera është fenomen.

Blendi Fevziu: Ishte i vështirë ky…

Timo Flloko: Ne komunikojmë në mënyrë si artistë sigurisht… Vera gjithmonë jep mendime për një gjë. Ka intuitë, ka shqisën e gjashtë.

Blendi Fevziu: Ka qenë Vera kritikja e parë e jotja në fakt, e filmave?

Timo Flloko: Sigurisht që po.

Blendi Fevziu: Ishin të qenësishme kritikat e saj.

Timo Flloko: Absolutisht që po, ajo ka ndjesi, ka nuhatje.

Blendi Fevziu: Po a shkon drejt një perfeksioni që shpeshherë bëhet i lodhshëm, sepse njeriu…

Timo Flloko: Ndonjëherë Vera ka prirjen që të të çojë aty ku duhet… Për shembull, duhet të shkosh tek Blendi më tha mua, po shiko të dukesh mirë, flokët, këto… dhe e kërkon formën, sepse është lloji i artit, është televizioni. Në thelb nuk gabon kurrë. PR i saj në të folur është, ti e di vetë e njeh, në të folur nuk ia del, në të shkruar mund t’ia kaloj.

Blendi Fevziu: Po e vendosi një gjë, ka vetëm një zgjidhje t’ia pranosh, ose zgjidhja tjetër është t’ia pranosh prapë. Nuk ka zgjidhje tjetër.

Timo Flloko: Ajo kurrë nuk gabon, gjithmonë del fjala e saj. Në terma afatgjatë, Vera ka të drejtë./E.Ç

Të fundit

Sassuolo triumfon minimalisht ndaj Interit, shkëlqejnë Asllani dhe Kumbulla

Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla më të vlerësuarit në ndeshjen mes Sassuolos dhe Interit, e fituar 1-0 nga skuadra...

Eurodeputeti gjerman rrihet brutalisht teksa vendoste postera elektoralë në Dresden

Një sulmi rëndë ka ndodhur mbrëmë teksa deputeti gjerman Matthias Ecke është plagosur rëndë nga disa sulmues të paidentifikuar teksa vendoste postera elektoralë në...

“Ilir Meta është i vërtetë apo bën lojë?”/ Përgjigjia epike e kryedemokratit Lulzim Basha

I ftuar në podkastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u pyet për sjelljen e Ilir Metes, për...

“Autorët qëlluan 3 herë nga makina”/ Vritet në një atentat mafioz 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin grek, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik. Autorët e atentatit,...

Rusia fut presidentin Zelensky në listën e personave në kërkim, reagon Ukraina

Rusia ka hapur një çështje penale kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka futur atë në listën e persona në kërkim, njoftoi të...

Lajme të tjera

Web TV