Shkodër/ Qëllohet me 11 p*umba drejt një 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm pranë fshatit Darragjat të Shkodrës, ku mësohet se është qëlluar me armë drejt një personi.

Objektivi mësohet të ketë qenë 50-vjeçari me emrin Alban Luka. Ai është qëlluar nga disa persona që udhëtonin me motor me 11 plumba.

Ndërsa bëhet me dije se 50-vjeçari, i cili ishte duke udhëtuar me një të afërm u ka shpëtuar plumbave, që u gjetën në mjet.

Luka ka deklaruar se ai nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe se nuk e di pse i është bërë ky atentat.ka.ta/Fjala.al/