Bashkëpunëtore në ekzekutimin e Hekuran Billës/ Adiola Lakra del të hënën para Gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adiola Lakra do të dalë para Gjykatës së Tiranës mëngjesin e të hënës.

Sipas burimeve të Grupit Mediatik “FJALA”, Gjykata ka marrë sot kërkesën për masë dhe të hënën në orën 09:00 do ta shqyrtojë.

Lakra u arrestua të premten si bashkëpunëtore në atentatin ndaj Hekuran Billës.

Sipas hetuesve ka qenë Adiola Lakra që ka nxjerr në pritë Billën pas një takimi të lënë në zonën e Komunës së Parisit. Ajo u arrestua nga policia këtë të premte si bashkëpunëtore në ekzekutimin e 40-vjeçarit Hekuran Billa mbrëmjen e 11 qershorit.

Lakra është nga qyteti i Beratit dhe aktualisht jeton në Tiranë.

Adiola Lakra dyshohet se ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Hekuran Billës. 26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim në zonën e Komunës së Parisit, aty ku edhe po e prisnin vrasësit dhe pas krimit mësohet se ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV