Heq maskën dhe kollitet qëllimisht mbi një fëmijë, pezullohet mësuesja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është regjistruar një ngjarje e rëndë nga kamerat e sigurisë së një supermarket-i, ku një grua ka hequr maskën dhë është kollitur qëllimisht mbi një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara  në datën 12 qershor ndërsa këto pamje janë bërë virale në rrjetet sociale.

Pas pamjeve të publikuara ka nisur dirket kërkimi për të dyshuarën nga organet kompetente të cilat kanë mësuar se bëhet fjalë për një mësuese në shkollëm Oak Grobe në San Jose.

Drejtoria e shkollës ka reaguar duke thënë se, kjo grua tani nuk lejohet më të futet brenda ambjenteve të shkollës derisa policia të sigurojë informacione të mëtejshme.

“Incidenti i ndodhur në Yogurtland është përçmues. Nuk ka vend në Rrethin e Shkollës Oak Grove për një punonjës i cili me dashje do t’i shkaktonte dëm një fëmije.

Nëse ne merrim konfirmim nga Departamenti i Policisë San Jose që individi i përfshirë në incidentin e Jogurtland është punonjësi ynë, do të ndërmarrim veprime të menjëhershme. Punonjësja aktualisht është pa punë dhe nuk ofron asnjë shërbim për studentët tanë”, thuhet në deklaratë.  /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV