Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Neë Mexico, Meksikë, ku tre persona humbën jetën e një tjetër mbeti i verbër nga helmimi me metanol.
Personat pinë dezinfektues duarsh për t’u dehur dhe Departamenti i Shtetit bëri me dije se në gjendje të rëndë ndodhen tre persona të tjerë.
“Nëse keni përdorur ose konsumuar dezinfektues duarsh që përmban metanol, ju lutemi kërkoni kujdes mjekësor”, tha sekretari shtetëror i shëndetësisë Kathy Kunkel në një deklaratë.
“Një antidot për helmimin nga metanoli është i disponueshëm, por sa më parë të trajtoheni për helmim nga metanoli, aq më të shumta janë shanset për shërim”.
Para pandemisë, dezinfektuesi i duarve ishte i ndaluar në shumicën e burgjeve, bazuar në frikën se të burgosurit do ta pinin atë ose do ta përdorin për të filluar zjarre, por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë rekomanduar që dezinfektuesit e duarve të lejoheshin si pasojë e koronavirus-it. Ka.li/fjala.al