Në kufi do ngrihen kampe pritëse për refugjatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme ka kryer ndryshime në ligjin për azilantët, ku me propozimet e reja lehtësohen procedurat për përfitimin e statusit të refugjatit dhe mbrojtjes ndërkombëtare.

Zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda shprehet se me ndryshimet e reja do forcohen kapacitetet në kufi, duke u ngritur kampe në kufi, do bëhet intervistimi i shpejtë i tyre, ku në fokus do jenë kriteret për personat që marrin azilin.

Është forcimi i kapaciteteve pritëse në kufi. Qëndra të përkoshëm të pritjes së emigrantëve,” deklaron ndër të tjera Voda. 

Voda shprehet se ligji i ri pritet të rrisë identifikimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm në vend, shmangien e lëvizjeve të tyre në territor, si dhe specifikim më të saktë të peronave që kërkojnë azil politik.

Futja e kësaj procedure do të ndihmojë në seleksionimin më të shpejtë të këtyre individëve duke i kategorizuar që në fillim,” tha Voda. 

Ligji pritet të jetë i ashpër për një kategori të refugjatëve të cilët janë shkelës dhe do u refuzohet kërkesa për azil, por dhe do vendosen kufizime të lëvizjeve nga qendra e azilantëve në Babrru.

“Do të duhet një monitorim më i rreptë dhe ca kritere më të rrepta për ta që do të jenë në qendrën pritëse,” deklaroi Voda.  

Projektligji i ri është ende në fazën e propozimit, ndërsa pas konsultimeve në komisionet parlamentare, pritet të votohet në kuvend.

Ndryshimet e reja pritet të përmirësojnë situatën aktuale të refugjatëve, të cilët shpeshherë janë bërë problem duke u përfshirë në vepra të ndryshme penale.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV