Polakët votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe Presidenti Andrzej Duda ka një epërsi prej dhjetë pikësh ndaj kryebashkiakut të Varshavës , Rafal Trzaskowski .
Nëse rizgjidhet, Duda do forcojë regjimin nacionalist. Regjimi i ri mund t’i japi fund demokracisë liberale dhe sundimit të ligjit, si dhe tërheqjen e Polonisë nga BE.
Në favor të Trzaskowski do të votojnë miliona polakë që aspirojnë të rimarrin demokracinë.
Meqenëse është e vështirë për çdo kandidat të marrë më shumë se 50% të votave në raundin e parë, Duda dhe Trzaskowski do të përballen me njëri-tjetrin më 12 korrik.
Në këtë raund të dytë mundësitë e kryetarit të bashkisë së Varshavës do të rriten sepse është e mundur që ai të marrë votën e kandidatëve të tjerë, të gjithë kundërshtarë me qeverinë aktuale.
Andrzej Duda e ka mbështetur fushatën e tij jo vetëm në propozime konservatore, por edhe homofobe, duke hedhur poshtë, për shembull, të drejtat e barabarta të komunitetit LGBTI me një leksik shumë agresiv. Duda e konsideron këtë grup si “një plagë më të keqe se bolshevikët” që kërcënojnë të shkatërrojë familjen.
Përkundrazi, Trzaskowski liberal dhe kandidatët e tjerë të opozitës kanë shprehur refuzimin e tyre të hapur të retorikës nacionaliste.
Shumë polakë janë plotësisht të vetëdijshëm për domethënien e zgjedhjeve presidenciale, padyshim më të rëndësishmet që kur partia nacionaliste “Ligji dhe Drejtësia” morën pushtetin pesë vjet më parë, përkundër faktit se në Poloni presidentit i mungojnë kompetencat ekzekutive siç bëjnë vendet e tjera me sistem presidencial.
Gjatë pesë viteve të fundit, Presidenti Andrzej Duda nuk ka shfrytëzuar veton në asnjë rast thelbësor dhe është duke vepruar si “noter i thjeshtë” i qeverisë nacionaliste.
Sidoqoftë, një president që nuk jep shenja për një sjellje autoritare nacionaliste mund të vendosë veton ndaj ligjeve dhe kështu të bllokojë në mënyrë efektive çdo legjislacion.
Burimi: Lavanguardia, përshtati: Fjala.al
la.mi/