Xhaka në negociata me Besiktas, “një kokë e nxehtë” drejt tifozëve të zjarrtë

Taulant Xhaka ka edhe një vit kontratë dhe Basel sipas të gjitha gjasave do të duhet të vendosë për të ardhmen e tij,

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karakteri i tij ka qenë shpeshherë shpërthyes në fushën e lojës, si me përfaqësuesen shqiptare ashtu edhe me Basel. Ke këtë të fundit gjithsesi, Taulant Xhaka ka qenë thuajse çdo herë në formacion, edhe pse padrejtësisht i kanë mohuar shiritin e kapitenit. Tani të përditshmet turke rrëfejnë se mesfushori i kombëtares kuqezi është n negociata me skuadrën e njohur turke, Besiktas.

Formacioni nga Stambolli që merr pjesë thuajse çdo sezon në kupat kontinentale, ka marrë OK e agjentit por problem mbetet ajo me helvetikët. Taulant Xhaka ka edhe një vit kontratë dhe Basel sipas të gjitha gjasave do të duhet të vendosë për të ardhmen e tij, pasi verën e ardhshme do ta humbiste me parametra zero. Një veprim i tillë nuk është për shkak të klubit helvetik, i njohur për të “shtrydhur” edhe tallentet e Akademisë, e jo më të afirmuar si Xhaka.

Ky i fundit, pas titujve kampion në Zvicër, do të ishte në favor të një aventure të re, dhe Besiktas, një nga ekipet me financa të fuqishme dhe tifozë të zjarrtë në Stamboll, duket pistë intriguese.

Të fundit

Nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, biznesmeni Abule paraqitet në SPAK

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të mërkure. Abule është vënë nën masën e sigurisë “arrest...

Shqipëri, tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve

Në Shqipëri që prej 1 janarit të vitit 2025 për afro 900 mijë mjete rrugore do të ketë një mënyrë të re të përllogaritjes...

Koreja e Veriut është rezerva e tretë më e madhe e Bitcoin në botë

Koreja e Veriut zotëron më shumë bitcoin se çdo vend tjetër në botë, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kështu raporton...

95% e prindërve pro mbylljes së TikTok/ Rama: Të shpëtojmë fëmijët nga kjo ‘mortje’!

Kryeministri Edi Rama flet për vendimin për mbylljen e aplikacionit TikTok. Nga Elbasani, tha se 95% e prindërve që ishin pro, nuk janë socialistë, por ka...

Moçale të vogla që janë krijuar rreth kënetës’, Rama për partitë e reja

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut Elbasan për zgjedhjet e 11 majit, në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste dhe në...

Lajme të tjera

Web TV