Aktakuza ndaj Thaçit, Rama niset drejt Kosovës

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kosovën ku do të zhvillojë disa takime radhazi.

Sipas mediave kosovare, Rama do të takohet me të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.

Kjo vizitë vjen pas publikimit të aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli,të cilët Rama i cilësoi si heronj të Kosovës./Re.Gu/Fjala.al