Apeli i 101 liderëve botërorë dhe fituesve të çmimit Nobel: Vaksina e koronavirusit falas, për të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njëqind liderë, ish-krerë shtetesh dhe qeverish, fitues të çmimit Nobel dhe aktorë kanë nënshkruar një apel, të promovuar nga fituesi i çmimit Nobel të Paqes, Muhamed Yunus, për “qeveritë, fondacionet, filantropët dhe ndërmarrjet që të ofrohen për të prodhuar dhe shpërndarë vaksina falas në të gjithë botën”.

Ideja që qëndron pas kësaj nisme është fakti se mënyra e vetme për të zhdukur pandeminë e koronavirusit, është pasja e një vaksine e cila duhet t’iu bëhet të gjithë banorëve të planetit, të pasur apo të varfër qofshin.

“Një pandemi tregon qartë forcën dhe dobësitë e sistemeve të kujdesit shëndetësor në çdo vend dhe nxjerr në pah pengesat dhe pabarazitë në sigurimin e aksesit në kujdesin shëndetësor. Efektiviteti i fushatës së ardhshme të vaksinimit do të varet nga universaliteti i saj”, thuhet në tekstin e apelit.

Mes nënshkruesve janë 18 fitues të çmimit Nobel, përfshirë Mikhail Gorbachev, Desmond Tutu, Shirin Ebadi, Lech Walesa, Tawakkol Karman dhe Malala Yousafzai.

Ndër ish krerët e shteteve dhe qeverive, Lula, Romano Prodi, Gordon Brown. Në mesin e artistëve, Andrea Bocelli, Bono, George Clooney, Matt Damon, Sharon Stone dhe Forest Whitaker.

Grupi i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), si dhe drejtuesve fetarë, korporatave dhe kompanive të mediave që të bashkohen për të siguruar vaksinat në dispozicion të COVID-19.

OBSH e shpalli shpërthimin e COVID-19 një pandemi në 11 Mars. Deri më tani, mbi 10 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, me rreth 500,000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV