BE-ja prishi takimin e Uashingtonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bashkim Muça

1-Ka një rivalitet ndërmjet BE-së dhe SHBA-së lidhur me udhëheqjen e bisedimeve për një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E xhelozuar nga protagonizmi amerikan për ndërmjetësimin e bisedimeve, Evropa nuk ia ka falur Hashim Thaçit “nxitimin” për ta përfunduar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë.

Gjykata Speciale e Hagës për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, që paguhet nga BE-ja, ka bërë publike një aktakuzë (e përfolur prej kohësh) ndaj Hashim Thaçit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, vetëm tri ditë përpara fillimit të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, duke shkatërruar kështu dialogun.

2-Kur flitet për luftën e UÇK-së në Kosovë duhen përmendur dy fakte që pranohen nga të gjithë:

Së pari, lufta e UÇK-së, kundër një shteti të huaj pushtues, ka qenë luftë e pastër çlirimtare.

Së dyti, UÇK-ja nuk ka pasur asnjë strategji apo orientim për vrasje civilësh, serbë, shqiptarë, apo komunitetesh të tjera.

3-Hashim Thaçi, ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, dy herë kryeministër i zgjedhur dhe sot presidenti i Kosovës, është një nga figurat më emblematike të UÇK-së, njëkohësisht figura më e rëndësishme politike e shtetit të pavarur të Kosovës.

Sfida e Hashim Thaçit me Gjykatën e Hagës është sfida e Kosovës dhe e gjithë shqiptarëve me historinë. Ky rast nuk është për të bërë hajgare, aq me pak për t’u gëzuar disa, por për të lënë gjithçka tjetër mënjanë e për t’u bashkuar.

Lufta e UÇK-së është periudha më e lavdishme në historinë e popullit të Kosovës.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Shefi i NATO-s: Trump bëri diçka që askush tjetër nuk guxoi

Pak më parë, gjatë rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, Trump postoi një mesazh që mori nga sekretari i përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV