Çifti Beckham larg jetës monotone, me vilë në Dubai dhe apartament në Burj Khalifa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Victoria Beckham shpeshherë i ofron fansave pamje nga vilat e saj në Britani apo Shtetet e Bashkuara por familja Beckham ka edhe një tjetër super vilë luksoze, në Dubai.

Stilistja 46 vjeçare postoi foto nga vila e jashtëzakonshme, buzë pishinës bashkë me fëmijët dhe bashkëshortin e saj. E rrethuar me palma të larta, vila ndodhet në ishullin Palm Jumeirah dhe sot në treg kushton plot 11 milionë dollarë.

David e bleu atë në vitin 2002 për 2 milionë dollarë ndërsa vlera e saj ka ardhur gjithnjë në rritje pas zhvillimit ekonomik që Dubai mori pas vitit 2008, me ndërtimin e një shteti krejt të ri, modern e inovator. Në po të njëjtin vit që e bleu, David tha se këtë pronë ja kishte dhuruar prindërve të Victorias, Tony dhe Jackie.

“David e kuptoi se kurrë nuk do të gjente kohë që të jetonte apo kalonte pushime të gjata në Dubai” tha një burim pranë çiftit Bekcham.

E si të mos mjaftonte një super vilë në Dubai, David dhe Victoria kanë në pronësi edhe një apartament, aspak të vogël, në ndërtesën e famshme Burj Khalifa. Sipas revistës Times, familja e bleu këtë apartament për vlerën e 5 milionë dollarëve.

Falë karrierës futbollistike të David dhe karrierës muzikore e prej vitesh si stiliste të Victorias, çifti Beckham zotëron prona në mbarë globin, në vlerën e mbi 70 milionë dollarëve.

Tabolidi “The sun” zbuloi se së fundmi çifti është bërë pronar edhe i një apartamenti luksoz në një nga qiellgërvishtësit më të famshme të Miami, e kompletuar me një tarracë për ngritje helikopteri, pishinë dhe palestër./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV