Deti, Shqipëria hiqet nga harta si zonë me rrezik minimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak kush e  ka ditur që një nga arsyet e vizitorëve të pakët të Shqipërisë pas viti 1990 ka qenë edhe fakti që Shqipëria njihej si një det që ende ka mina të Luftës së Dytë Botërore. Dhe çudia është se një gjë e tillë  është hequr vetëm vitin e kaluar.  Blendi Klosi ministër i Turizmit dhe Mjedisit tha për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se në nëntor të vitit të kaluar Shqipëria doli nga harta si zonë me rrezik minimi.

Po krijojmë politikën e re për detin. Presupozohet që ne të krijojmë një industri të re në det. Të krijojmë industrinë e marinave. Ne kemi bërë ligjin e ri të turizmit detar i cili kërkon të përcaktohet masterplani i detit. Kush janë zonat e zhytjes, kush janë zonat e lundrimit, kush janë zonat e pushimit në det. Ne bëmë një politikë të re për heqjen e TVSH-së për jahtet dhe mjetet e kënaqësisë. Turizmi elitar nuk ka pse mos afrohet në bregun shqiptar kur që mbas Luftës së Dytë Botërore ekzistonte një e thënë që bregu shqiptar është i minuar. Dhe duhej vetëm një negociatë e thjeshtë në Londër për të hequr atë. Tani deti shqiptar mund të lundrohet lehtësisht. Që pas Luftës së Dytë Botërore kishte mbetur si zonë me rrezik minimi dhe nuk afroheshin. Unë vetë isha në Londër dhe negociova.

-Pse pikërisht në Londër?

-Admiraliati i cili prodhon hartat është i Mbretërisë së Bashkuar. Ai është më prestigjiozi. Nga nëntori i këtij viti Shqipëria nuk figuron më si zonë me rrezik minimi./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=z03vw32WL4c

Të fundit

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Lajme të tjera

Web TV