La Liga mund të vazhdojë të përdorë zhurmën e tifozëve artificialë dhe tifozët dixhitalë edhe kur mbështetësit fillojnë të kthehen në impiantet iberike, kjo pas ‘përgjigjes dërrmuese pozitive’ që pretendojnë në Federatë.
La Liga thotë se sfidat me zhurmë të para-regjistruar të turmave dhe stendat e mbushura me manekinë dhe printime dixhitale praktikisht po kontribuojnë për të ndihmuar shikuesit të harrojnë se po shikojnë lojëra në stadiume boshe. Këto masa mund të vazhdojnë t’i përdorin ato efekte false edhe pasi mbështetësve tu lejohet gradualisht të kthehen në stadiume.
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka treguar se ai do të donte që stadiumet të rikthehen sa më shpejt që të jetë e mundur. I pyetur nëse zhurma e turmës dhe grafikat e mbivendosura të mbështetësve mund të përdoren për të rritur nivelin e zvogëluar të zhurmës dhe stendat e mbushura jo në maksimum, ai ishte në favor.
“Ideja është që kjo teknologji të jetë plotësuese e asaj që është në të vërtetë në stadium” tha Tebas.
“Është një përgjegjësi e madhe sepse miliona njerëz shikojnë LaLigën nëpër botë në më shumë se 180 vende, Ne duam që tifozët e vërtetë të kthehen në stadium sa më shpejt që të jetë e mundur, por ndërsa ata nuk mund të jenë atje, ne kemi dashur të bëjmë përvojën e shikimit më të mirë duke mbushur hapësirën boshe” tha ndërkohë shefi i Komunikimit, në RFEF.