Pandemia, njihuni me vendet që kanë rikthyer masat kufizuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

India dhe Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer masat kufizuese në disa pjesë të vendit për shkak të rritjes së fundmi të rasteve të reja me koronavirus. India njoftoi të hënën një rritje tjetër rekord një-ditore në raste të reja, rreth 20 mijë të infektuar.Një pjesë e shtetit Assam të Indisë ka vendosur sërish masat kufizuese deri më 12 korrik, ndërsa shteti i Bengalit Perëndimor i ka zgjatur ato deri në fund të korrikut.

Në Shtetet e Bashkuara, Florida, Teksasi, Kalifornia dhe Arizona janë ndër shtetet që kanë shënuar një rritje të numrit të të infektuarve. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis njoftoi të dielën se ai ka vendosur t’i mbyllë përsëri plazhet, duke fajësuar të rinjtë si nxitës të rritjes së numrit të të infektuarve për shkak të mos respektimit të masave të distancimit fizik.Zyrtarët shtetërorë kanë vendosur gjithashtu kufizime për konsumin e alkoolit në bare, si vende të grumbullimit në masë të të rinjve. Edhe guvernatorët e Teksasit e të Kalifornisë kanë bërë të njëjtën gjë. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se “gjatë javëve të fundit COVID-19 ka marrë një kthesë shumë të shpejtë e tejet të rrezikshme në këtë shtet“.

Në SHBA numri i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë llogaritet në mbi 2 milionë e 549 mijë dhe ai i të vdekurve në mbi 125 mijë./voa/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Berisha largohet nga PD? Gazetari: Brenda partisë e dinë se po vjen fundi…

Gazetari Ardit Hoxha deklaroi në Euronews Albania se brenda kryesisë së Partisë Demokratike kanë kuptuar se Sali Berisha mund...

Vuçiç pi birra dhe dorovit muzikantët nën ritmet e këngës çetnike

Të martën, në Serbi u mbajt një festë e madhe me rastin e hapjes së seksionit Pakovraće-Pože në autostradën Miloš Veliki. Në ceremoni morën pjesë...

Kulmi i të nxehtit historik, lagjet e Tiranës 24 orë pa ujë

Furnizimi me ujë, sidomos në këto ditë më temperatura përvëluese është një domosdoshmëri. E kundërta raportohet në një nga lagjet më të populluara në...

SHBA-BE, pranë marrëveshjes prej 15% për tarifat tregtare

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje tregtare, e cila do të vendosë tarifa doganore...

Vrau 4 studentë, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari

Një 30-vjeçar që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi...

Lajme të tjera

Web TV