Rreh ish-bashkëshorten në prani të fëmijëve të mitur, prangoset 42-vjeçari

Një person është arrestuar nga policia e Kavajës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes.

Pas hekurave ka përfunduar shtetasi me iniciale  I. P., 42 vjeç.

“Pas një konflikti për motive pronësie, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të mitur.” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

/En.Br./Fjala.al