U tha se ndërroi jetë nga virusi/MSH: Lajmi për mjekun i pavërtetë

Pak minuta më parë në rrjetin social qarkulloi lajmi për largimin nga jeta me Covid-19 të mjekut Arjan Pushi.

I menjëhershem ka qenë reagimi i ministrisë së shëndetësisë e cila ka sqaruar mediat lidhur me këtë lajm.

Ministria shkruan se lajmi mbi vdekjen e mjekut Pushi me koronavirus nuk është aspak i vërtetë.

Postimi i plotë

Një sqarim lidhur nga pyetjet e shumta.
Referuar shërbimit infektiv, lajmi i përhapur ne disa media për mjekun është i pavërtete.
Ju lutemi referojuni burimeve zyrtare.

 

 

Bo.Ba/fjala.al