A do ta shembin protestuesit monumentin e presidentëve në Dakota? Ja çfarë deklaron guvernatorja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë statuja dhe monumente janë dëmtuar ose shkatërruar nga protestuesit në Amerikë, ose janë hequr nga zyrtarët lokalë në përgjigje të protestave.

Protestat nisën pas vdekjen e George Floyd-it i cili u vra nga policia amerikane, dhe gjithçka u filmua.

Amerikanët dolën në protesta dhe dogjën komisariate, makina dhe çfarë ju doli para. Por, shumë prej tyre filluan të shembin statujat.

Ndërkohë, Donald Trump dënoi protestuesit dhe shtoi një paralajmërim: “10 vjet burg sipas Ligjit për Ruajtjen e Përkujtimit të Veteranit. Kujdes!

Por, gazetarja shqiptare Albana Lifschin shkruan se ndryshe nga vendet e tjera, qytetarët në Dakoten e jugut po përgatiten që të festojnë 4 korrikun.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Albana Lifschin, duke iu referuar deklaratave të guvernatores së  Dakotës së jugut, deklaron se qytetarët aty do festojnë ditën e Pavarësisë dhe jo të monumentet e presidentëve në Rushmore. “Njerëzit tanë janë edukuar ndryshe” ishte mesazhi guvernatores.

 Dy Fjale për Monumentin skulpturor në Dakotën e jugut

Monumenti i gdhendur në shkëmbinjtë e malit Rashmor në Dakotën e jugut u ngrit për të përkujtuar historinë e Shteteve te Bashkuara të Amerikës të një periudhe 150 vjeçare.

Skulptori Gutzon Borglum së bashku me 400 punëtorë punuan që nga viti 1927 deri në 1941, për të gdhendur kompleksin gjigand të busteve të Presidentëve Xhorxh Washington, Tomas Xheferson, Abraham Linkoln dhe Teodor Ruzvelt.

Autori planifikoi që monumenti të kishte një nënshkrim në formën e një përshkrimi të vendosur në pllakatin e tij ku vetëm në 500 fjalë të përmblidhej historia e SHBA.

Mirëpo atij nuk ia mbushën mendjen asnjë nga ato që iu ofruan, madje as shkrimi i presidentit Coolidge, kështu që puna vazhdoi e u mbyll pa patur një nënshkrim të tillë.

Lexo edhe :  Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Vizitorët që vijnë këtu për të parë memorialin historik kanë rast gjithashtu të ndalen edhe në studion e skulptorit Gutzon Borglum të ndërtuar nën drejtimin e tij, në vitin 1939.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV