Basha nga Golemi: Lejet kuturu shkatërruan bregdetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal në plazhin e Golemit në Kavajë ditën e sotme për të takuar e biseduar me operatorët turistikë dhe bizneset e kësaj zone. Prej andej deklaroi se operatorët turistikë në Golem janë në vështirësi të mëdha financiare.

“Është një situatë dramatike dhe, ç’është më e keqja, pa asnjë farë perspektive dhe sigurie për nesër. Dhoma Amerikane e Tregtisë AmCham, publikoi rezultatet e përvitshme të anketës të vitit 2019, e cila siç e tha presidenti i kësaj dhome, siç e theksoi edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është më i keqi nga 8 vite, ekonomia është në krizën më të thellë në 8 vite.

Pra, kjo nuk është një situatë që na erdhi thjesht nga COVID-i apo, në rastin e Golemit, nga tërmeti. Është një situatë në vazhdimësi që ka shkuar keq e më keq, por tani me të vërtetë ka prekur fundin. Pikërisht në këtë moment, kur duhet dora e shtetit, në këtë moment duhet dora e qeverisë, qeveria është fshehur, qeveria është në arrati. Qeveria e ka braktisur detyrën e vet, ka braktisur misionin e vet, ka braktisur sipërmarrjen, ka braktisur turizmin”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se është i vetmi vend me vijë bregdetare, i cili nuk ofron absolutisht asnjë paketë mbështetje reale dhe serioze për turizmin. Sipas tij, e ashtuquajtura paketë me zero interes, pra ku qeveria do të paguante interesin, shumica e bizneseve me të cilët kam komunikuar gjatë këtyre ditëve më thonë që jo vetëm s’ka – s’ka domethënë nuk ecën – dhe e dyta është në ato raste që është aprovuar është aprovuar me 5% interes.

“Pra, janë të gjitha llafe në erë, janë të gjitha propagandë dhe ky është një problem i jashtëzakonshëm. Ne si Parti Demokratike e kemi shumë të qartë se me këtë klimë biznesi nuk ka sipërmarrje t’i rezistojë. Amerikanë, zvicerianë, gjermanë, anglezë, çfarëdo qofshin, biznesmenët më të zotë të botës, 10 gjenerata biznesmenësh po të jenë, nuk i rezistojnë dot kësaj situate, jo më sipërmarrja jonë që 30 vjet ka që operon edhe afro 20 vjet ka që operon në kushte disi të pranueshme. Ku është mbështetja? Ku është mbështetja e domosdoshme për ekonominë? Këta njerëz, këta sipërmarrës kanë 25 vjet, 30 vjet që paguajnë taksat.

Miliona euro kanë mbushur buxhetin e shtetit vit pas viti. Të gjithë shtetet, të gjithë qeveritë në këtë kohë kanë hapur arkën e shtetit dhe paratë e taksave të tyre i kanë kthyer si subvencione për pagat, i kanë kthyer si mbështetje për industrinë, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme asnjë qeveri sot në botë sesa të mundësojë që ekonomia, ingranazhet e ekonomisë të vazhdojnë të punojnë. Ndërkohë, në Shqipëri ndodh e kundërta”, deklaroi lideri i opozitës.

Lexo edhe :  “Rroftë dashnorja”/ Belind Këlliçi për deklaratat e Ramës: Gjuhë seksiste dhe fyese

Ai tha se duke parandjerë largimin, kanë nisur të firmosin kuturu lloj-lloj lejesh zhvillimore, duke shkatërruar bregdetin, duke u dhënë klientëve të vet leje mbi leje dhe leja të reja.

“Përfitoj nga rasti këtu në Golem t’u bëj të ditur qytetarëve shqiptarë se asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kurdo që të jenë ato, nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar një procesi transparent për të parë ligjshmërinë e vendimeve të marra.

Ndaj i bëj thirrje çdo biznesmeni apo më keq sekseri dhe pseudo biznesmenëve, të mos gënjejnë njerëzit kot, të mos ushqejnë ëndrrat që ushqehen sa herë vjen tranzicioni, sa herë që vjen rotacioni i pushtetit të një qeverie në ikje “t’kapim çfarë t’kapim”, sepse çdo vendim i marrë 12 muaj para zgjedhjeve parlamentare, qoftë vendim qeverie qoftë, vendim i Këshillit të Rregullimit të Territorit, si ato që kaluan në 2 javëshin e parë të qershorit, qoftë vendimet e parlamentit apo të pseudoparlamentit, do t’i nënshtrohen një rishikimi të plotë transparent, për të parë ligjshmërinë dhe për të parë përputhjen me interesin publik”, tha Basha.

Ai e cilësoi si emergjencë që paratë e shqiptarëve të shkojnë vetëm tek shqiptarët. Në vijim nënvizoi se industria e turizmit sot përbën 26% të ekonomisë shqiptare. Për Bashën, problemi tjetër është që ndërkohë që nuk kujtohen t’u japin mbështetje, faturat, taksat, tatimet kërcasin si normalisht, njësoj sikur të jeni në aktivitet të plotë.

“Mesazhi që kam nga Golemi, miqtë e mi, është që ky është një vend i bekuar nga natyra, është një vend i bekuar nga njerëzit punëtorë, por është një vend i mallkuar nga ata që kemi në krye. Ndaj, një orë e më parë duhet ndryshim. Një ndryshim real dhe i prekshëm jo thjesht një rotacion karrigesh, por një qeveri që mendon për ju, një qeveri që mendon për ekonominë, një qeveri që mendon për vendet e punës dhe jo një qeveri që mendon vetëm për veten e vet dhe për një grusht oligarkësh”, tha ndër të tjera Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ngrohja globale do të zvogëlojë vendet në aeroplan

Ndryshimet klimatike do të zvogëlojnë numrin e pasagjerëve në avionët evropianë , duke përfshirë ata që nisen nga Roma Ciampino dhe Pantelleria . Kjo...

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit/ Jam provokuar, por s’luaj rolin e viktimës

Pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku ka reaguar me dy deklarata në rrjete sociale. Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen...

Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro cash!

 Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pas një aksioni të policisë në perugia, teksa u kap me një ngarkesë prej 40 kilogramësh kokainë...

Gruaja thyen murin pas dollapit të saj dhe zbulon sekretin e fshehur prej 20 vitesh

Një grua mbeti e hutuar pasi gjeti një sekret në banesën e saj që kishte mbetur i paprekur për të paktën dy dekada. Ajo u...

VIDEO/ Influenceri përpiqet të puthë një tigrin, pamjet bëhen virale

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për...

Lajme të tjera

Web TV