E para pas shkarkimit të Dvoranit/Çfarë u vendos në mbledhjen e KED-së

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED ka sqaruar se është ngritur një grup pune për rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Mbledhja e sotme ishte e para e zhvilluar pas largimit të Ardian Dvoranit si kryetar, ndërkohë që vendin e tij e ka marrë nënkryetarja Vitore Tusha.

Çfarë u diskutua në këtë mbledhje:

1. Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

2. Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.

Ky këshill bën me dije se mbledhja e radhës do të organizohet në ambientet e Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë, zhvilluan sot një takim ku u dakordësuan nevojën për ta kthyer sa më shpejt në funksionale Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, KED thotë se vakanca e tretë që i takon Metës nuk është përfunduar.

 

 

Bo.Ba/fjala.al