Ruçi cakton datën 30 korrik për votimit e Sistemin Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është mbledhur sot për të diskutuar projektligjin e 29 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese.

Ndryshimet e propozuara prej tyre kanë të bëjnë me listat e hapura për deputetët si edhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Po ashtu do të ketë edhe një mbledhje të përbashkët me Këshillin e Legjislacionit.

Ndërkohë sot është afati i fundit i Reformës Zgjedhore, dhe palët në Këshillin Politik duhet t’i dërgojnë Kuvendit marrëveshjen e plotë e cila më pas do të miratohet nga deputetët.

Gjatë mbledhjes, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se duhet të ndryshojë neni që ka bllokuar hapjen e listave të kandidatëve për deputetë. Ai theksoi gjithashtu se pragu i propozuar prej 5 për qind për të hyrë në Parlament mund të jetë i lartë, por kjo është çështje e diskutueshme.

“Kushtetuta nuk është as Bibël e as Kuran. Duhet ti shërbejë sovranit, dhe jo interesave të ngushta të individëve që kanë marrë peng demokracinë me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008“, tha Murrizi duke shtuar se nuk mundet që tre padrino të mbajnë peng zgjedhjet.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përcaktuar datën 30 korrik si ditën kur do të votohet në Parlament nëse do të kemi apo jo ndryshim të Sistemit Zgjedhor sipas kërkesës së deputetëve të opozitës parlamentare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV