Sandalet “Aleena”, trendi i kësaj vere, VIP-at nuk i heqin nga këmba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuart Weitzman nuk është i panjohur për botën e modës, kryesisht pas sandaleve të dizenjuara e që pushtuan tregun vite më parë, të njohura si sandalet nudo të vitit 2013, një trend që u përqafua globalisht, nga të famshëm apo njerëz të thjeshtë.

Duket se edhe këtë verë Stuart Weitzman nuk gabon dhe sjell një tjetër trend, sandalet “Aleena”, të këndshme, të rehatshme, në ngjyra të ndryshme e të përshtatshme për përditshmërinë apo tapetin e kuq. Të parat që e kanë pëlqyer këtë modë të re janë personazhet e famshme Kim Kardashian Ëest, Lizzo, Elsa Hosk, Jodie-Turner Smith, Demi Moore, Ella Mai, Mia Goth, Demi Singleton e shumë të tjerë.

Me pjesën e përparme katrore, të përshtatshme për çdo formë këmbe, me dy rripa të hollë që shtrëngojnë këmbët për të ecur lehtësisht dhe me takë të hollë të lartë, sandalet janë të përshtatshme për një veshje klasike në mbrëmje apo edhe më pak casual gjatë ditës, me një look minimalist.

Edhe pse të dala në treg më herët gjatë këtij viti, vetëm tani sandalet “Aleena” po kthehen në trendin e sezonit. Çmimi fillestar i një palë sandaleve më “in” të momentit është 395 dollarë./Re.gu/Fjala.al

Të fundit

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata...

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i...

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran,...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

Lajme të tjera

Web TV