Zjarr në zonën e Pashalimanit, nis operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve

Zona e Pashalimanit në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes e cila njofton se ka nisur një operacion nga ajri për shuarjen e vatrës së zjarrit.

Mësohet se drejt vendngjarjes është nisur një helikopter i Forcave Ajrore.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se sipas raportimeve të deritanishme zjarri nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit.

/En.Br./Fjala.al