6.2 mld euro dëm shtetit në 7 vite/ Tabaku: Jemi të rrënuar nga korrupsioni që vret çdo ditë ekonominë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas publikimit nga KLSH të dëmit ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga auditimet e ushtruara përgjatë harkut kohor 2012-2019 dhe që kapte shifrën e 6.2 miliardë eurove ka ardhur një reagim nga opozita.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shprehet se në ç’do raport që ka lidhje me ekonominë dhe manaxhimin e parave, shqiptarët dhe sipërmarësit lexojnë problemin strukturor dhe sëmundjen që buron nga kjo qeveri; korrupsionin.

Sipas Tabaku, përgjegjësi kryesor është Edi Rama që pengon zhvillimin e sipërmarrjes vendase dhe të huaj.

Ish-deputetja demokrate shton më tej se korrupsioni i ngritur në sistem dhe që jeton përmes tenderave dhe koncesioneve po mbyll masivisht biznese, po rrit frikshëm papunësinë, po largon të rinjtë dhe po mban peng Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Plot 7 vite korrupsion u ka kushtuar shqiptarëve 6,2 mld euro-  konfirmimi këte here vjen nga  KLSH.

Janë 6.2 mld euro që mund të ishin përdorur për ekonominë, infrastrukturën, investime publike në shërbim të qytetarëve. Janë miliarda që vijnë nga taksat e qytetarëve, nga xhepat e tyre, djersa e ballit të tyre dhe që kanë shkuar për llogaritë personale të qeveritarëve dhe oligarkëve, përmes korrupsionit.

Në cilindo raport që ka lidhje me ekonominë dhe manaxhimin e parave, shqiptarët dhe sipërmarësit lexojnë problemin strukturor dhe sëmundjen që buron nga kjo qeveri; korrupsionin.

Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur, të rrënuar nga korrupsioni, që vret çdo ditë nga pak ekonominë tonë të përbashkët dhe ekonominë e çdo familje.

Po na e thotë Transparency International, ku korrupsioni me 880 milionë euro në vit përkthehet 23 vende më poshtë në renditje.

Po na e thotë Dhoma Amerikane e Tregtisë, që nxjerr korrupsionin si një nga arsyet kryesore pse bizneset dështojnë në Shqipëri.

Lexo edhe :  "Zoti të ka pranë vetes", mesazhi i gjimnazit për të ndjerën Sindi

Çdo gjetje e Eurobarometrit flet për korrupsion të përhapur në Shqipëri, në dogana, në tatime, në shëndetësi, në hipoteka, kudo ka vetëm zhvatje të qytetarit sipas modelit të krijuar nga kreu i qeverisë.

RAMAVIRUSI është përgjegjësi kryesor që pengon zhvillimin e sipërmarrjes vendase dhe të huaj. Korrupsioni i ngritur në sistem dhe që jeton përmes tenderave dhe koncesioneve (madje deri tek marrja e një vendi pune) po mbyll masivisht biznese, po rrit frikshëm papunësinë, po largon të rinjtë dhe po mban peng Shqipërinë.

Pa larguar Ramën, këto probleme që i zhysin shqiptarët më thellë në varfëri nuk largohen! Na duhet ndryshim, që të mos na vjedhin edhe vitin tjetër milionë euro të tjera taksa, të mos na vjedhin një rrugë më të mirë, një shkollë më të mirë, një pagë më të mirë!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV