Paditen e sotme një motor ka përplasur një këmbësore. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, tek Pallati me Shigjeta.
Burime zyrtare bënë me dije se motori me drejtues me inicialet R.B., ka aksidentuar këmbësoren L.Ç., 40 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu nga aksidenti është dëmtuar dhe drejtuesi i motorit, shtetasi me inicialet R.B, i cili ndodhet ne spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ka.Li/fjala.al