Balla: Gjermania një impuls i ri për procesin të integrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas marrjes së presidencës së Këshillit Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se Gjermania me Kancelaren Merkel duhet të përballet me sfida të rëndësishme, ku objektiv prioritar është rimëkëmbja ekonomike e Europës, rikthimin e besimit të qytetarëve europianë në institucionet e BE dhe padiskutim një reagim solidar në adresimin e krizës së pandemisë.

Gjithashtu Balla shpreh bindjen se Gjermania do t’i japë një impuls të ri procesit të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ashtu si edhe më parë, Ballkani Perëndimor do të zërë një vend të veçantë në axhendën e prioriteteve të Presidencës Gjermane të BE-së.

Postimi i plotë:

Sot Gjermania startoi Presidencën gjashtë mujore të Këshillit Europian në një moment kyç për BE-në. Ashtu si edhe në presidencën e vitit 2007, Gjermania me Kancelaren Merkel duhet të përballet me sfida të rëndësishme, ku objektiv prioritar është rimëkëmbja ekonomike e Europës, rikthimin e besimit të qytetarëve europianë në institucionet e BE dhe padiskutim një reagim solidar në adresimin e krizës së pandemisë

Jam i bindur që Gjermania do t’i japë një impuls të ri procesit të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ashtu si edhe më parë, Ballkani Perëndimor do të zërë një vend të veçantë në axhendën e prioriteteve të Presidencës Gjermane të BE-së.

Shqipëria me publikimin e kuadrit negociues dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare do të nisë më pas rrugëtimin e kapitujve të parë të negociatave me BE-në./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV