Jorida Tabaku: Me rrugën Milot-Fier po projektohet vjedhja e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se qeveria Rama po vepron si një bandë në ikje, duke projektuar edhe vjedhjen e fundit në rrugën Milot – Fier.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Tabaku kujton se Rruga e kombit, për të cilin Edi Rama ka qenë kundër, e që ka shkurtuar ndjeshëm distancat, ka kushtuar 1.38 miliardë euro. më tej, Tabaku thekson se bilanci i Ramës për ndërtime rrugësh e autostradash është inekzistent.

Postimi i Jorida Tabakut:  

Si një bandë në ikje, në fund të mandatit Edi Rama po projekton dhe vjedhjen e fundit siç ka qene dhe bilanci i punës së tij ne keto 7 vjet

Sot, përmes shoë-t me të cilin kërkon edhe të mbulojë dështimin e tij dhe futjen e vendit në krizën më të rende të 20 viteve të fundit, shpalosi projektin e Rrugës Milot-Fier. Ndonese në një terren fushor dhe që piketon një distancë 136 km përmes të cilës qeveria pretendon të shkurtojë kohën nga 120 minuta në 75 minuta do të ketë koston e 1.2 mld eurove.

Autostrata qe lidh Kroacinë me Bosnje Hercegovinën, e financuar nga BE ka një kosto, prej 1.29 mln euro për 1 km një shifër 7 herë më e ulët se sa kostoja e PPP-së për rrugën Milot-Fier.

Ironikisht, rruga e Kombit për të cilën kryeministri Rama ishte kunder dhe e anatemoj vazhdimisht e gjatë 114 km dhe ka shkurtuar një distancë prej 8 orësh ne afro 2 orë, pershkon një terren malor, ka tunele, ura e përforcime të tjera ka pasur një kosto prej 1.38 mld eurosh.

Bilanci i tij për ndërtim rrugësh dhe investime në infrastrukturë është inekzistent. Sot, ai ka shpalosur një projekt grabitqar por që ia kalon të gjitha grabitjeve të mëparshme. Edi Rama do të mbahet mend si i vetmi kryeministër që ka hapur tendera e ka dhënë koncesioni por kurrë nuk i ka zbatuar ato. Do të mbahet mend si Kryeministri i projekteve te florinjta pasi vetëm rrugë nuk mund të quhet ajo listë dëshirash që janë duke tenderuar.

Lexo edhe :  “Plani ynë i pensioneve ofron më shumë”/ Rama: Ata që bëjnë premtime s’kanë gjë në dorë

Kjo sjellje kriminale ka një efekt të jashtëzakonshëm në buxhetin e shtetit dhe në borxhin publik kur deri më sot kontratat e lidhura shkojnë në një vlerë prej 13% e PBB.

Dallimi është mëse i qartë për të gjithë. Shqipëtarët janë sot në mes të një krize ekonomike, parashikimi i BERZH është se Shqipëria do të ketë një rënie ekonomike prej 9% të PBB.

Një vit më parë në Poznan të Polonisë u prezantua ndër të tjera dhe projekti i financuar nga BE që do te lidhë Mesdheun dhe Adriatikun plus Jonin me një autostradë. Sipas këtij projekti të madh segmenti që lidh Kroacinë me Bosnjen prej 333 km do të kushtojë 430 mln euro. Kostoja e 1 km rrugë sipas standarteve të BE është 1.29 mln euro një shifër 7 herë më e ulët se sa kostoja e PPP-së për rrugën Milot-Fier.

Premtimi ynë mbetet i njëjtë; RISHIKIMI I ÇDO KONCESIONI DHE PPP si dhe PLATFORMA ANTIMAFIA DHE ANTIKORRUPSION.

Le t’i ofrojmë shqiptarëve investime reale që krijojnë vende pune e i japin frymë ekonomisë, mjaft më me fasada!

Të fundit

Parathënia e librit “Vite Poetike”, profil poetik nëpërmjet përjetimeve

Shkruar nga Marjana Bulku Zeneli Poetët munden t’i shprehin ndjenjat dhe emocionet në një mënyrë unike pasi ata kanë fuqinë...

Edi Rama sulmon Adriatik Lapajn: Thonë se do bëjnë zgjedhje të tjera pas 11 majit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës, në fushatë përmbyllëse për zgjedhjet...

Mbërrin në Rinas Florenc Çapja! Masa të forta sigurie për të ekstraduarin nga Dubai

Florenc Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie. Ai është ekstraduar...

Rama kap gafil qytetarin gjatë fjalimit: S’i kap vala aty dhe hipi në pemë! Hë, mbarove?

Kryesocialisti Edi Rama e shoqëroi fjalimin e tij para mbështetësve të PS-së në Burrel ehde me batuta. Teksa do kalonte te shpjegimi i tabelave-hologramike të...

Reperi Kanye West padit dentistin: “Më ke bërë të varur”

Reperi i njohur amerikan, Kanye West, ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj dentistit të tij të mëparshëm, Dr. Thomas Connelly, duke e akuzuar për neglizhencë...

Lajme të tjera

Web TV