Pas epidemisë së “Covid-19”, sporti shqiptar nis “vallen” zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria kërkoi brenda 30 qershorit datat e zhvillimit të Asambleve Zgjedhore nëpër Federata. Edhe pse Lojërat Olimpike të Tokios, që duhet të mbaheshin në verën e këtij viti, u shtynë për në verën e vitit të ardhshëm, për shkak të shpërthimit në shkallë globale të epidemisë së virusit korona, 2020 është sidoqoftë viti i fundit i një cikli olimpik.

Kësisoj, ky është edhe vitit në të cilin duhet të mbahen edhe zgjedhjet në federatat e ndryshme sportive në Shqipëri dhe, për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, u ka dërguar një shkresë Federatave për ta njoftuar mbi datën e mbajtjes së Asamblesë Zgjedhore. Në fakt, ka patur interpretime se me shtyrjen e Lojërave Olimpike shtyhej edhe mandati i drejtuesve aktual, por të tilla interpretime nuk kanë asnjë bazë ligjore dhe brenda 2020-ës duhet të mbyllet i gjithë cikli i proceseve zgjedhore nëpër Federata.

Aktualisht, vetëm Federata Shqiptare e Volejbollit e ka përmbyllur, madje që në janar të këtij viti, Asamblenë e saj Zgjedhore, duke rikonfirmuar edhe për një mandat presidentin Erlind Pëllumbi dhe ekipin e tij drejtues. Brenda kësaj jave pritet që Federata Shqiptare e Boksit të përmbyllë Asamblenë e saj zgjedhore, ndërsa burime zyrtare të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, kanë pohuar për RTSH Sport se po shqyrtohet mundësia e mbajtjes së Asamblesë Zgjedhore në nëntor të këtij viti.

Siç dihet, në këtë federatë, Presidenti aktual, Theodhor Masllavica, zëvendësoi para dy vjetësh të dorëhequrin Eleze Gjoza, i cili e drejtoi shtangën shqiptar për një mandat e gjysmë, pra vjet. Vetë Gjoza ishte zgjedhur në postin e presidentit të FSHP-së më 2012-ën, pas tërheqjes pas 3 mandatesh të Esat Ademit, që është padyshim një nga drejtuesit më të suksesshëm të kësaj federate sportive deri më tani.

Lexo edhe :  Merkatoja e futbollit, 8 nga 10 blerjet big u kryen në ishull

Natyrisht, zgjedhjeve nuk mund t’u shpëtojë brenda 2020-ës as vetë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, i cili është përfshirë prej disa vitesh nga përplasjet brenda tij. Në Asamblenë e fundit të Jashtëzakonshme, të mbajtur në kryeqytet në shkurt, u vendos që procesi zgjedhor të mbyllet brenda dhjetorit të këtij viti. Me pak fjalë, pas epidemisë së virusit “Covid-19”, sporti shqiptar pritet të nisë edhe vallen zgjedhore.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

JJ Thomson, njeriu që i dha botës elektronin dhe frymëzoi gjenerata të tëra shkencëtarësh

Në fund të shekullit XIX, në laboratorin Cavendish të Universitetit të Cambridge-it, një burrë i qetë dhe i përulur...

Berisha fsheh faturën për LaCivita: Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu pyetjen direkte për shumën e paguar ndaj strategut...

Bullfights, balet dhe hot jazz: brenda teatrit skandaloz të Pikasos për seks dhe vdekje

E njohur për portretet e tij kubiste, gjenialiteti spanjoll krijoi edhe kostume për Ballets Russes dhe adhuronte intensitetin e korridave. Një ekspozitë e re...

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të dalësh diku në një portal,...

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë...

Lajme të tjera

Web TV