Refuzoi ofertën e parë. Tottenham insiston për sulmuesin Muriqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fenerbahçe e ka refuzuar një ofertë të Tottenham, për Vedat Muriqin gjatë muajit janar. Televizioni turk “A Spor” zbulon se klubi nga Stambolli i kishte thënë “JO” një oferte prej 19 milionë eurosh për sulmuesin kosovar, por tani Spurs insistojnë për të marrë bomberin e Dardanëve, të favorizuar dhe nga kriza pas pandemisë, që ka ulur çmimet e ka ridimensionuar merkaton.

Në atë kohë, klubi nga Stambolli synonte të fitonte deri në 28 milionë euro për 25 vjeçarin shqiptar. Por me siguri, tani klubi turk do ta ketë të vështirë ta shesë përfaqësuesin kosovar për këtë shifër. Spurs e shohin ish-futbollistin e Rizesporit si alternativë ideale të Harry Kane.

Interesim për Muriqin ndërkohë kanë shfaqur edhe klubet e tjera angleze si Manchester United, Newcastle United, Leicester City, Leeds United, West Bromëich Albion, Southampton, Brighton e Burnley. Futbollisti nga Prizreni ka zhvilluar 32 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 17 gola dhe i ka dhuruar 7 asiste. Ai ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023.

Të fundit

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Lajme të tjera

Web TV