Tiranë/ Përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar rreth orës 12:31, në Vorë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërës prej tyre.

“Mjeti me drejtues shtetasin Q.K., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Q., ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi Q.K,” thuhet në njoftimin e policisë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/En.Br./Fjala.al