Zgjedhjet në UT/ Vokshi: Atë që nuk e bëri dot Shullazi 4 vite më parë, nuk e bën dot Rama me Shahinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat   ka reaguar lidhur me zgjedhjet e Universitetit të Tiranës që do të mbahen në 30 korrik, vendim marrë nga Ministrja Shahini.

Vokshi është shprehur se këto zgjedhje kanë qëllim kriminal dhe se Rama kërkon të kapë Universitetin.

Ajo shton se zgjedhjet universitare ët 30 korrikut pritet të jenë si ato politike të 30 qershorit, ku Rama do të kapë institucionet duke vënë njerëzit e tij.

Sipas ish- deputetes, po tentohet të bëhet atë që nuk e bëri do Shullazi 4 vite më parë, por kësaj radhe me një vendim antikushtetues të nënshkruar nga vetë ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Zgjedhjet universitare janë ngjarja me domethënëse për demokracinë e universiteteve, por qeveria e Edi Ramës synon t’i shndërrojë ato në zgjedhje moniste për të emëruar më të besuarit në krye të fakulteteve dhe universiteteve, veçanërisht në Tiranë.

Këtij qëllimi kriminal i shërben edhe vendimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit, që ka caktuar datën 30 Korrik për zgjedhjet në univeristete.

Nga pikëpamja ligjore, vendimi i qeverisë “Rama” është antikushtetues.

Nga pikëpamja njerëzore, është kriminal. Ai vë në rrezik shëndetin e studentëve dhe pedagogëve, të cilët i thërret në një proces zgjedhor, në një kohë kur numrat e të prekurve nga COVID dhe vatrat e infeksionit po rriten çdo ditë.

Edi Rama kërkon të bëjë me universitete atë që bëri me zgjedhjet e 30 Qershorit, të emërojë njerëzit e tij, duke eliminuar çdo mundësi për garë të ndershme.

Me vendimin antikushtetues dhe të paligjshëm të Ministres së Arsimit, qeveria ka përjashtuar 75 përqind të studentëve nga e drejta për të votuar. Ai lejon të kthehen në auditorë vetëm një pjesë të studentëve, ata që largohen këtë vit akademik, si në bachelor edhe në master, duke përjashtuar dhe duke i hequr të drejtën e votës, të gjithë pjesës tjetër të stundetëve.

Lexo edhe :  Spiropali ironizon opozitën: Bie dakord me ta kur thonë se nuk e mundin dot Ramën

Ministrja e Arsimit nuk lë asnjë mundësi për shpalljen e platformave të dekanëve apo rektorëve, nuk lë asnjë mundësi për fushatë me studentët dhe pedagogët, pasi fakultetet janë të mbyllur, studentët janë të larguar për shkak të pandemisë.

Kjo situatë e krijuar me vetëdije nga Edi Rama dhe Besa Shahini për të kapur dhe kontrolluar edhe universitetet, si çdo qelizë tjetër të këtij shteti, është e papranueshme!

Është një përpjekje për të rrënuar edhe atë pak që ka mbetur nga autonomia në arsimin e lartë.

Është shuarje e çdo shprese që kishin një vit më parë studentët në protestën e tyre.

Këto zgjedhje pa votues, pa studentë, me shantazhe dhe presione duhet të anullohen! Zgjedhjet në universitete duhet të kryhen në ligjshmëri të plotë, ku të respektohet e drejta kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Procesi duhet shtyrë dhe të rihapet nga e para për të garantuar standarde, konkurencë dhe garë të lirë e të ndershme.

Vendimi antikushtetues i qeverisë së Edi Ramës për të bërë zgjedhjet në universitete më 30 Korrik i shërben vetëm emërimit pa garë në krye të rektoratit të një shërbëtori të pushtetit, si Artan Hoxha, dekanit famëkeq të Fakultetit Juridik.

Përveçse njihet si ish gjyqtari me pasuri të pajustifikuar 200 mijë dollarë, Artan Hoxha, mbahet mend si dekani që futi pabesisht policinë në mjediset e universitetit për të rrahur studentët në kulmin e grevës së tyre.

Atë që nuk bëri dot Emiljano Shullazi 4 vjet më parë, nuk mund ta bëjë sot me një vendim antikushtetues Besa Shahini dhe Edi Rama.

Të fundit

Shqiptari sfidon autoritetet në BM: nga burgu në TikTok, përfundon sërish në pranga

Dauti njihej si një figurë e rëndësishme e një grupi shqiptar që trafikonte emigrantë nga Belgjika drejt Britanisë, duke...

Basha: ‘A u tundën pak shokët te 7×7=313 o Rame’! S’më tregove

Basha thotë se kishte vënë shoqet me kërcy, ndërsa e pyet Ramën për shokët nëse “u tunden ndonjë çik tek 7x7-313”. Ai më tej...

“Bëmë s*ks, në mëngjes e vrava!”- Vdekja e Ilaria Sulës, 22-vjeçarja ka tentuar të …

Të tjera detaje janë mësuar rreth dëshmisë  së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të riut që akuzohet për vrasjen e ish-të dashurës së...

Trump me probleme shëndetësore? Mjeku i Shtëpisë së Bardhë zbulon gjendjen e presidentit

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Barbella i ka dhënë fund çdo spekulimi lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit Donald Trump. Presidenti amerikan iu nënshtrua...

Berisha takim në Breshia, shqiptarët i rezervojnë një pritje madhështore

Një pritje tejet madhështore dhe plot entuziazëm i kanë rezervuar shqiptarët kryedemokratit Sali Berisha në Breshia të Italisë. Pas hapjes së fushatës elektorale në Tiranë...

Lajme të tjera

Web TV